
Ditet e para te Janarit pervecse u zbukuruan nga debora e bute e New Jerseyt, ato u sperkaten edhe nga dashuria qe percolli per artdashesit ekspozita e piktores Kledia Alizoti e njohur edhe si “Klea’s Art”, ne Roseland, NJ.
Libraria Publike e qytezes Roseland ne New Jersey ka hapur dyert pergjate muajve Nentor, Dhjetor dhe fillimit te vitit te ri, per artdashesit amerikane dhe me gjere, te cilet paten fatin dhe mundesine te kundronin artin e formezuar ne piktura te artistes shqiptare.
Frymezimi im, shprehet Kledia, vjen nga cdo emocion i brendshem dhe i jashtem ku edhe nje cicerime zogu mund te me japë nje shkendije muze. Pas cdo ngacmimi emocional fshihen ore te tera fokusi ne telajo dhe nje shkeputje e perkohshme nga realiteti deri sa perjetimet e mia i gjej te shkrira ne pelhuren e bardhe.
Kledia ndihet me konfidente kur perdor bojerat e vajit dhe ato akrilike pasi sic shprehet dhe ajo, ndricimi i ngjyrave i jep jete pelhures. Teknika e saj e preferuar është “vaj”. Ajo tregon se ne vaj gjen kohë, thellësi dhe qetësi për të ndërtuar shtresa emocionesh dhe drite. Përdor edhe akrilik, akuarël, gouache dhe pastel, por në vaj ndihet më pranë vetes se saj artistike dhe zëri i saj shprehet më i plotë.
Periudha që e tërheq më teper është fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX. Një hapësirë mes romantizmit të vonë, realizmit poetik dhe ndjeshmërisë impresioniste. Aty ku koha ecën ngadalë, drita është e butë dhe emocioni ka peshë. Nderkohe qe eshte e tërhequr nga shkolla ruse, Vladimir Volegov, si artist vizual, i jep frymezim Kledias per portretet romantike. Ndersa Johanne Vermeer eshte artisti nga i cili Kledia eshte frymëzuar për portretin “Girl with pearl earring.”
Stili i Kledias është figurativ, poetik, me frymë vintage dhe nostalgjike. Ajo punon kryesisht me portrete femërore, florals dhe natyra të qeta, ku rëndësi ka jo vetëm forma, por sidomos gjendja shpirtërore që mbart imazhi. Ngjyrat e Kledias jane të përmbajtura, të ngrohta, shpesh të zbehura nga kujtesa, duke i lënë vend heshtjes që flet.
Kledia Alizoti, u lind dhe u rrit në qytetin e Lushnjës, ajo mbart në shpirt dritën e vendlindjes së saj, si edhe përkushtimin e një familjeje që ka lënë gjurmë në arsim dhe në vlera të larta patriotike.
Formimin letrar e mori në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë-Letërsi, prej nga nisi edhe rrugëtimi i saj i parë krijues. Kledia është edhe autore e dy librave me poezi: “Zanafilla e dyfishtë” (bashkautore me vëllain e saj, Elton Sheme, 1998) dhe “Ulërima e një shpirti” (2002), te dy librat botime të shtëpisë botuese “Globus”. Këto vepra mbajnë aromën e viteve të rinisë dhe zërin e një shpirti të ndjeshëm, në kërkim të shprehjes dhe kuptimit.
Me një përkushtim të veçantë, Kledia ka kontribuar në çështje humane, veçanërisht përmes bashkëpunimit me murgeshat italiane Motrat e Vullnetit Hyjnor, duke ndihmuar në parandalimin e trafikimit të vajzave dhe grave shqiptare, si edhe në rehabilitimin dhe aftësimin e tyre profesional në artin e rrobaqepësisë. Kjo përvojë dëshmon për zemrën e saj të ndjeshme dhe për besimin e palëkundur tek drita që udhëheq njeriun.
Prej 17 vitesh, Kledia jeton dhe krijon në shtetin e New Jersey-t, ku arti i saj i jep ngjyrë përditshmërisë mes familjes, djalit dhe bashkëshortit që i qëndron në krah.
Fjala dhe piktura janë bërë njëkohësisht strehë dhe udhëtim, dhe në këtë rrugëtim ajo vijon të mbajë gjallë vlerat më të mira të Shqipërisë, duke i shpërndarë me krenari përtej kufijve.
Viti qe lame pas shënoi një arritje të rëndësishme në rrugën e saj artistike: hapjen e dy ekspozitave personale, të mbajtura me sukses, ku vizitorët u ndalën me admirim para punëve të saj.
Fundi i vitit 2025: Ekspozitë personale në Sallën Komunitare të Bibliotekës Publike të Roseland, NJ, e cila u mbyll me çmontimin e ekspozitës më 2 janar 2026.
Gusht 2025 / Janar 2020: Ekspozitat e saj të para në SHBA u mbajtën në Galerinë e Artit Richard Cass të Bibliotekës Publike të West Caldwell-it.
Gjate viteve pikturat e Kledias kanë udhëtuar mbi oqeane, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, por edhe në Australinë e largët, duke çuar me vete frymën, nostalgjinë dhe bukurinë e botës së saj të brendshme.
Kledia Alizoti vijon të ndërtojë ura përmes ngjyrës, fjalës dhe shpirtit, duke dëshmuar se arti, kur lind nga dashuria dhe rrënjët, ka fuqinë të prekë zemra kudo, përtej çdo kufiri.






