Arroganca e Kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan në New York

 

Nje denoncim i pazakonte ka mberritur ne redaksine e “Immigrants Voice” ditet e para te muajit Janar 2026 nga një Zonjë që jeton ne New Jersey. Pas verifikimit të informacioneve nga ana jonë rezulton që denoncimi është real.

Denoncuesja tregon se mendjemadhesia e kryetares se shoqates se shkrimtareve shqiptaro-amerikane qe vepron ne NY/NJ/CT, znj. Yllka Filipi, dhe paaftesia e saj per te dhene nje pergjigje konkrete ka sjelle zhgenjim te organizatoret e nje eventi letrar ne New Jersey.

Denoncuesja i ka derguar nje mesazh znj. Filipi duke e pyetur ne parim “nqse do te kishte mundesi te merrte pjese ne promovim e librit te nje prej anetareve te vet shoqates (organizim i cili po kryhej me financim privat, pa i kerkuar asnje kontribut financiar shoqates) gjate muajit Janar.” Në mesazhin e saj telefonik, denoncuesja i ka bere me dije se detajet e eventit do te ndaheshin me Znj. filipi ne nje faze te dyte”. Pergjigja e znj Filipi ka lene pa fjale denoncuesen pasi Filipi jo vetem qe nuk ka kthyer pergjigje konkrete per pyetjen por ka filluar te flasi (pa e pyetur njeri) se shoqata ka hierarki profesionale dhe se ka tre dekada qe nderton identitet, autoritet dhe profesion.

Pyetja qe denoncuesja i drejton publikisht znj. Filipi eshte “Per ke i keni shpenzuar 30 vitet per identitetin, autoritetin dhe profesionin nëse nuk i vini ne zbatim kur ju kerkohen per komunitetin, lexuesin e librit shqip apo edhe dashamireseve te botimeve shqiptare pa te cilet ju nuk do te ekzistonit si shoqate por as si shkrimtare vec e vec?”

Per me teper, Filipi e ka ndaluar denoncuesen t’i shkruaje ne telefonin e saj. Atehere, denoncuesja i ka kerkuar nje website zyrtar te shoqates, apo nje email, ku artdashesit mund t’i drejtohen shoqates zyrtarisht. E gjeni dot pergjigjen serish?! – Fjale te teperta dhe bosh qe flasin por nuk thone gje… Filipi e drejtoi denoncuesen qe cdo kerkese te trajtohet vetem permes kanaleve zyrtare! Por, cilat jane kanalet zyrtare lind pyetja me te drejte. Kryetarja e ka injoruar pyetjen dhe edhe sot nuk ka kthyer nje pergjigje.

Kanalet zyrtare qe mundem te hamendesonim pas pergjigjes evazive dhe aspak profesionale te kesaj kryetareje u perpoqem t’i gjejme ne internet.

  1. Website zyrtar:  Kerkuam per nje website zyrtar por sic edhe ju po dyshoni, nuk kishte/ka asnje website zyrtar te shoqates ne internet.
  2. Email: Beme kerkim per mbi 10 minuta duke perdor te gjitha fjalet kyçe te mundshme per nje adrese emaili por jo! Asgje nuk u gjend!
  3. Facebook: Me ne fund gjetem nje faqe te shoqates ne facebook. Ne mesengerin e faqes eshte kerkuar nje dokument ku te tregohet misioni dhe qellimi i shoqates, detyrat e anetareve, detyrat e kryetarit si edhe eventet ku kryetari mund te marrin pjese. Por gjejeni prape?! Asnje pergjigje per dite me radhe deri sot.

Te gjendur ne kete situate, pa nje website zyrtar te shoqates, pa nje adrese emaili dhe pa nje dokument themelimi te shoqates, fare thjesht mund te kuptojme qe Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane eshte nje Farse dhe nje Shoqate Fantazme.

“Kjo farse eshte sa e pakuptimte po aq edhe absurde”, ka thene Kliton Nesturi ne botimin e tij “Shkrimtaret e Diaspores” kur i eshte referuar mungeses se misionit te shoqates se shkrimtareve.

Ne nje nga shkrimet e tij per lidhjen e shkrimtareve, Albert Zholi ka cilesuar se: “lidhja e shkrimtareve – ndryshe thene edhe shoqata e shkrimtareve, është një institucion i lirë dhe i pavarur, një bashkësi krijuesish profesionistë, i hapur për çdo shoqatë apo event letrar dhe artistik, i pakushtëzuar nga bindjet politike, rrymat dhe platformat artistike”. Nga ky studim kuptojme qe shoqata e shkrimtareve shqiptaro-amerikane (Kryetarja si fytyra shoqates) mund dhe jane te lejuar te marrin pjese ne evente letrare sic mund te jete nje Promovim Libri. Vlen te theksohet se eventi po financohej privatisht (larg qoft t’i kerkohej kryetares qe shoqata e saj te financonte eventin?!)

Sic shihet, Shoqata Fantazme eshte e drejtuar nga nje kryetare arrogante qe paturpesisht injoron kerkesat e artdashesve.

Kjo sjellje padyshim qe nuk i sherben misionit per te cilin mund te jete krijuar shoqata, se akoma nuk e dijmë të saktë pse është krijuar shoqata. Megjithatë, ka gjasa që të jetë krijuar per t’i sherbyer VETEM nje grupimi njerezish qe mblidhen 2 ose 3 here ne vit, i thurin “hymne dhe lavde” njeri tjetrit pa nje qellim apo mision real dhe konkret.

Filipi eshte zgjedhur Kryetare e Shoqates ne Prill te vitit 2024 duke e drejtuar shoqaten me nje arrogance dhe mungesë te theksuar profesionalizmi. Me kete rast, dikush duhet t’i thotë Filipit se nje pozicion drejtues (si ai i kryetares se nje shoqate) nuk vjen vetem me titull, privilegje apo delirime, por mbi te gjitha vjen me pergjegjesi, perulesi, dashamiresi, perkushtim dhe respekt ndaj lexuesve te Librit Shqip ne SHBA.

Related Posts

Leave a Reply