21 Janari – Dita e Nëmur e Shqiptarëve

 

21 janari në Shqipëri është dominuar nga përkujtimet dhe thirrjet e vazhdueshme për drejtësi në lidhje me protestat e 21 Janarit të vitit 2011, një ngjarje tragjike ku forcat e sigurisë vranë katërprotestues. Vitet e fundit, termin “21 Janar” e kanë lakuar me fokusin te hetimet e Prokurorisë Speciale (SPAK) për ngjarjen e 2011.

Mirëpo, pas 15 vitesh, 21 Janari vazhdon të jetë një ditë jo e mirë për Shqiptarët, sepse 21 Janari do të mbahet mend edhe si dita kur Amerika PEZULLOI ëndrrën amerikane të Shqiptarëve për të realizuar bashkimet familjare me qëllim emigrimin e përhershëm, konform ligjeve, në Tokën e Premtuar.

Por, si paraqitet gjendja me Vizat Emigruese pas hyrjes nëfuqi te “Rregullit të Pauzës së Vizave”?
Edhe pse aplikimet dhe intervistat do të vazhdojnë të zhvillohen, duke u ndalur vetëm në fazën e miratimit përfundimtar, kjo thjesht do ta çojë situatën në vonesa të mëdha.

Ky rregull NUK bën përjashtime për anëtarët imediatë të qytetarëve amerikanë. Ndërkohë që rregullimi i statusit (aplikimi pë Green Card brenda SHBA-së – për ata që janë tashmë në proçes) mbetet i hapur, duke krijuar pasiguri dhe duke lënë shumë raste në harresë.

Sqarime të nevojshme për Rregullin e Përjashtimit

DOS – Department of State – Departamenti i Shtetit njoftoi se “po i nënshtrohet një shqyrtimi të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihmën sociale në Shtetet e Bashkuara ose të mos bëhen barrë publike”.

* Konkretisht, duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit pezulloi të gjitha lëshimet e vizave emigruese për aplikantët e vizave të emigrantëve që janë shtetas të vendeve të përmendura mëposhtë.

* Vendet që i nënshtrohen pauzës: Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnjë, Brazil, Burma, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu iFildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritrea, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Gana, Grenada, Guatemala, Guinea, Haiti, Iran, Irak, Xhamajka, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Kirgistan, Laos, Liban, Liberi, Libi, Maqedoni, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruanda, Shën Kits dhe Nevis, Shën Lucia, Shën Vincenti dhe Grenadinet, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Departamenti sqaroi në një përmbledhje të shkurtër:
* Shtetasit e vendeve të prekura mund të dorëzojnë ende aplikime për vizë imigruese dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime përaplikantët, por nuk do t’u lëshohen viza imigruese këtyre shtetasve gjatë periudhës së pauzës.

* Personat me DY nënshtetësi që aplikojnë për vizëi migruese me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është listuar më sipër janë TË PËRJASHTUAR nga kjo pauzë.

* Asnjë vizë imigruese nuk është revokuar si pjesë e këtij udhëzimi.

Çfarë do të thotë kjo: Aplikantët që aplikojnë për viza imigruese (Green Card) jashtë vendit në një ambasadë ose konsullatë të SHBA-së, përfshirë ata që tashmë ju janë caktuar takime dhe/ose janë duke pritur që intervista e tyre të caktohet nga Qendra Kombëtare e Vizave (NVC), duhet të jenë në gjendje të vazhdojnë me intervistat për viza – por qeveria nuk do t’u lëshojë viza imigruese këtyre shtetasve gjatë pauzës.

* Zyrtarët konsullorë janë udhëzuar të refuzojnë vizat imigruese për shtetasit nga këto vende sipas INA 221(g) gjatë pauzës.

* Pauza do të jetë në fuqi deri sa Departamenti i Shtetit kryen një “rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregullorevedhe udhëzimeve”.

Kjo do të thotë që: Nga Dita e Nëmur – 21 Janar – nuk ka ende një datë të qartë se kur do të përfundojë i gjithë ky proces verifikimi.

Immigrants Voice do të vazhdojë të monitorojë nga afër të gjitha zhvillimet dhe do të përditësoje lexuesit e vet në kohë reale me informacionet e fundit.

Related Posts

Leave a Reply