
Me dt. 8 Dhjetor, 2025, poetja e talentuar shqiptare me banim ne New Jersey te Shteteve te Bashkuara ka promovuar librin e saj te katert te poezive ne Tirane. Ajo fluturoi ne kryeqytetin shqiptar per te percjelle poezine e saj te artdashesit kryeqytetas ne ditet e ngrohta te dimrit shqiptar.
“Pranverat qe humbem” eshte libri i katert me poezi i poetes shume te dashur per publikun i cili i hapi fletet e tij ne Dhjetor por qe do t’i shoqeroje lexuesit gjate gjithe muajve te vitit.
Libri i cili frymezimin e gjen ne cdo ndjesi dhe event jetesor eshte cilesuar nga ktitika si nje domosdoshmeri ne biblioteken e lexuesve pasi cdo lexues e gjen veten ne nje varg a ne nje faqe.
Tematikat e perzgjedhura nga autorja jane te nje larmishmerie te atille ku asnjera poezi nuk i ngjan tjetres, nuk ka perseritje dhe cdo marredhenie njerezore takohet ne liber. Poezite me te ndjera jane per prinderit, atdheun, detin, femijet dhe patjeter per dashurine.
Arjana, poetja çame nga Grikohori i Çamërisë, lindur më 1 Janar 1977 në qytetin e Fierit eshte vleresuar me çmimin Internacional nga Bashkia e Brindizit, Itali në vitin 1993, ne moshe fare te re.
Ne vitin 1996, Arjana ka zhvendosur jeten dhe veprimtarine e saj në Shtetet e Bashkuara dhe prej asaj kohe ajo punon dhe jeton në New Jersey.
Ajo është autore e kater librave me poezi: “Më zgjo në shpirtin tim një flutur” – 2019; ” Sa do të doja…” – 2021; “Sytë e gruas” – 2025; dhe, “Pranverat që humbëm”, botuar ne Dhjetor te vitit 2025.
Pena e talentuar e Arjanes eshte perdorur me sukses nga kengetare te muzikes popullore ne kengete tyre, si psh.: “Fluturojnë Shqipet drejt New Yorkut”; “Për ty Strugane”; “Etjen ma shuaj”; “Të dashuroj”, si edhe “Xhan o Djale”.
Arjana është një nga themelueset e shoqatës “Aleanca Shqiptare ne New Jersey” ku se bashku me bashkëshortin e saj, Alban Gaba, drejtojne shoqaten si dhe kontribuojne me aktivitete kulturore ne jeten e bashkëatdhetarëve shqiptare ne token e larget.
Arjana pervecse nje poete e talentuar është edhe organizatorja e shumë aktiviteteve te organizuara per nder te gruas shqiptare çdo 8-Mars, si edhe te festes se flamurit çdo Nëntor. Ajo është anetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro Amerikane si edhe Ambasadore e Paqes, nje cmim qe Arjana e mban me krenari.
Libri “Pranverat qe humbem” vjen si nje lule ne kete Dhjetor per t’iu shtuar fondit te arte te poezise shqipe duke e renditur Arjanen ne emrat e shquar te letersise shqiptare.






