
“18-vjeçarja e bukur” me emrin KOSOVA vjen këtë 17 Shkurt të vitit 2026 në New York-un magjik nëpërmjet tingujve të dlirë te instrumentave muzikorë në Sallën “Merkin Hall” në KAUFMAN Music Center në zemër të Manhattan, ora 8pm.
“Vendi im” titullohet eventi, i cili me të drejtë buçet furishëm ku i kërkohet çdo shqiptari të kthejë vëmendjen nga tradita autentike e Kosovës këtë 17 Shkurt.
Misioni fisnik i eventit është përcjellja me krenari e muzikës mijëra vjeçare shqiptare jo vetëm në brezat rinj por edhe në të gjithë shqiptarët e diasporës si një trashëgimi e paçmueshme në çdo shtëpi shqiptare jashtë kufijve.
Ndërkohë qe Qëllimi kryesor është festimi i vitit të 18të te Pavarësisë së Kosovës nuk duhet të lihet në harresë vlera e jashtëzakonshme që i atribuohet çdo dëshmori dhe çdo familjeje Kosovare / Shqiptare të cilët në mënyrat e tyre bënë të mundur Shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt, 2008 në Prishtinë.
Muzika, si gjuha universale pa patur nevojë për përkthim, është përzgjedhur nga organizatorët e eventit si Pasaporta Kulturore që më së miri përcjell mesazhin simbolik se zemrat shqiptare rrahin njëlloj nën tingujt e muzikës shekullore shqiptare.
Zërat e ëmbël të këngëtarëve si Merita Halili, Albërije Hadërgjonaj, Mariza Ikonomi, Vedat Ademi, Ergin Oda, Carlyle Quinn, Estelina Syla, Kimi, dhe Nora Koli do të buçasin sonte në sallën Kaufman në Manhattan. Ndërkohë që duart, mendja dhe fryma e instrumentistëve, si Raif Hyseni, Joana Kaimi, Margret Radovani, Suela Shtalbi, Gjilberta Lucaj-Cohen, Klajdi Cerriku, etj do të spërkasin aromën e tingujve për të harmonizuar muzikën me zërat melodioz të këngëtarëve. Mbrëmja Gala do të jetë nën kujdesin e veçantë të manageres Lirjeta Rexhepi, asistentes Ginevra Petrucci, dhe drejtorit Ergin Oda.
Vlen të përmendet ndihma e jashtëzakonshme e njerëzve që nga vetja e tyre japin kontribut mbështetës për eventin, si Dr. Shpresa Xhakli, Aquila’s Nest Vineyard, Albanian American CM Hague, Albanian American Cultural Foundation, Venki Décor, Dodona Caffee, dhe Boboci Team.
Eventi “Vendi im” shënon vitin e 7të radhazi që shpërndan me krenari tinguj dashurie nga Kosova në New York.






