Nënë, aroma jote më sjell Pranverën…

 

Kështu është titulluar eventi për “International Women’s Day”, i cili do të mbahet më dt. 8 Mars, ora 5pm – 10pm, në “The Royal Manor”, vendi elegant i organizimeve të mëdha, i ndodhur në qytetin e Garfield, New Jersey.

Organizata jo fitim prurëse “Albanian Alliance of New Jersey” organizon për të 9-tin vit rresht këtë festë madhështore si një Dedikim Sublim për Nënat dhe Femrat Shqiptare. Falenderimi ndaj tyre nuk është kurrë i mjaftueshëm krahasuar me rolin që ato kanë në jetët tona. Organizatorët kanë menduar për të gjitha detajet që festa të konsiderohet një tjetër sukses, si të gjitha festat e kaluara. Dekori mendohet të jetë me ngjyrat e Pranverës sepse edhe nënat ashtu janë në jetët tona. Gjithashtu, mendohet që surpriza, si: lojëra për fëmijët, llotari, apo dhurata të ndryshme ju presin më dt. 8 Mars në eventin që është bërë tashmë traditë.

Muzika do të jetë live, e drejtuar nga Mjeshtri i Tastjerës, Parid Sinamati, i cili i shoqëruar nga zërat melodiozë të këngëtarëve mjaft të pëlqyer nga publiku, Greta Tafa dhe Indrit Mlika do të sjellin hare dhe gëzim gjatë festës.

Greta Tafa, e njohur për hitet e saj, të cilat dëgjohen nga fansat në disa prej platformave të suksesshme muzikore, si Youtube dhe Spotify, ndihet e nderuar që do të këndojë për Nënat dhe Gratë shqiptare në New Jersey. Nga ana tjetër, Indrit Mlika, këngëtari shkodran me zërin e fuqishëm është i lumtur të performojë gjatë eventit hitet e tij dedikuar vajzave shqiptare, të bukura dhe lozonjare.

Organizatorët kanë menduar që ushqimi të shërbehet gjatë 5 orëve të eventit pa pushim dhe çdokush do të ketë mundësinë të gjejë shijet e veta. Këtë vit, Sushi do të jetë një ushqim i ri, i shtuar në menunë e festës për të kënaqur shijet e pjesëmarrëseve. Bufeja mendohet që do ketë deri në 8 appetizers të ftohta, sallatra të ndryshme, ndërkohë që te ushqimet e ngrohta, nuk do të mungojë mishi i viçit, i pulës, salmoni, kallamari, etj. Në fund, tradita italiane me Tiramisu, personale për çdo grua në festë, do të mbyllë më së miri Ditën dedikuar atyre. Mos mendoni se harruam pijet?! Jo! Verërat dhe Sangria do të jenë në çdo tavolinë, pa asnjë limit!

Dedikimi Special i shkon Gruas Shqiptare në këtë 8-Mars! NJË ditë në vit, ajo meriton të vlerësohet dhe të nderohet nga Dashuria, sepse Aroma e saj sjell Pranverën në jetët tona. Gëzuar 8-Marsin në avancë!

 

Related Posts

Leave a Reply