Kanada | Prej dt. 26 Mars, 2026 – Ligj i Ri me masa më të rrepta për imigracionin në Kanada

Projektligji C-12, “Akti për Forcimin e Sistemit të Imigracionit dhe Kufijve të Kanadasë”, mori miratimin mbretëror dhe u bë ligj që prej dt. 26 Mars, 2026.

Ligji i ri përfshin kërkesa më të rrepta për pranueshmërinë e kërkesave për azil dhe përditësime në procesin e kërkesave për azil, me qëllim uljen e presionit mbi sistemin e azilit dhe bërjen e tij më efikas dhe të qëndrueshëm.

Imigracioni, Refugjatët dhe Shtetësia e Kanadasë (IRCC) tani mund të ndajë informacione të caktuara personale brenda departamentit dhe me partnerët qeveritarë vendas për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve dhe bashkëpunimin midis programeve.

Duke përdorur mjete të reja për menaxhimin e dokumenteve të imigracionit, IRCC ka autoritetin të anullojë, pezullojë ose ndryshojë një grup të madh dokumentesh të imigracionit, të ndalojë pranimin e aplikimeve, ose të anulojë, ose të pezullojë përpunimin e aplikimeve për shkak të “interesit publik”. Në këtë rast me “interes publik” do të kuptohen: mashtrime, gabime administrative, ose shqetësime për shëndetin publik, sigurinë shoqërore dhe/ose sigurinë kombëtare.

 

Related Posts

Leave a Reply