
Agjencia e Imigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë Kanadeze publikoi rritjet vjetore të tarifave për aplikime të caktuara për shtetësi dhe imigracion, duke përfshirë ato për qëndrim të përhershëm dhe të drejtën e shtetësisë.
Tarifat për të gjitha aplikimet për qëndrim të përhershëm do të rriten më 30 prill 2026 dhe do të aplikot që nga data 1 Maj, 2026, si më poshtë:
- Tarifa e së drejtës së qëndrimit të përhershëm (Permanent Residence) do të rritet në CA$600 (rreth $431)
- Tarifa e Programit të Kandidatëve Provincialë (Provincial Nominee Program) do të rritet në CA$990 (rreth $711)
- Tarifa e biznesit (Business fee) do të rritet në CA$1,895 (rreth $1,361)
- Tarifa e klasës familjare (Family Class) do të rritet në CA$570 dollarë kanadezë (rreth $409)
- Tarifa e personave të mbrojtur (Protected Persons) do të rritet në CA$660 (rreth $474)
- Tarifa për arsye humanitare dhe të dhembshurisë ose masa të politikave publike do të rritet në CA$660 (rreth $474)
- Tarifa e mbajtësve të lejes do të rritet në CA$390 (rreth $280)
Tarifa e së drejtës së nënshtetësisë për aplikantët e rritur do të rritet në CA$123 (rreth $88) më 31 mars 2026, ndërkohë që tarifa e Aplikimit për Grant Nënshtetësie për të rriturit mbetet e pandryshuar në CA$530 (rreth $381).
Tarifat e Dëbimit nga Kanadaja (Removal Fees) për personat e larguar pas datës 1 prill 2025, do të rriten që nga data 1 Prill 2026. Tarifa për ata që duhet të largohen të shoqëruar nga ajri (përveç shoqërimit mjekësor) do të rritet në CA$13,098.96 (rreth $9,408). Tarifa për llojet e tjera të largimit do të rritet në CA$3,905.28 (rreth $2,805).
Aplikimet e pranuara pas datave të treguara më sipër do t’i nënshtrohen tarifave të reja.






