Trump Gold Card – “Karta e Artë” erdhi!

Ëndrra Amerikane po bëhet më e thjeshtë për t’u arritur nga të huajt miliarderë nëpër botë.

Administrata Trump ka lançuar faqen e internetit titulluar “Karta e Artë Trump”, e cila përfshin informacion mbi aplikimin dhe pyetje e përgjigje rreth Kartës së Artë Trump.

Surprizë ka qenë edhe njoftimi per “Trump Platinum Card” e cila ende nuk është lançuar por pritet të fillojë së shpejti.

Trump Gold Card – Vetëm tarifa e aplikimit kushton $15,000. Pas aprovimit të kontrollit të të dhënave të aplikantit, ky i fundit duhet të paguajë shumën prej $1M në mënyrë që të mund të marrë “Trump Gold Card” në duart e tij. Kjo kartë i jepet aplikantit në kohë rekord dhe i jep të drejtën marrësit të kartës të konsiderohet Qytetar Amerikan (Permanent Resident).

Eshte e paqartë për sa vite karta e artë do të lëshohet megjithatë mendohet se kjo shënon fillimit e ardhjes së të huajve të pasur ne SHBA të cilët kanë mundësi financiare ta “blejnë” atë.

Karta e Artë mendohet se do të ketë ngjyrën e artë dhe jo ngjyrën e gjelbër të kartës aktuale.

Trump Platinum Card – në shqip “Karta Platinum Trump”, e cila thuhet se do të dalë së shpejti.

Në informacionet fillestare të botuara për këtë kartë thuhet se shtetasit e huaj mund të regjistrohen tani për të siguruar vendet e tyre në listën e pritjes.

Kur të lançohet, dhe pas marrjes së tarifës së aplikimit prej $15,000, aplikanti duhet të paguajë $5M që të marrin Kartën Platinum në duar.

Benefiti kryesor që do të vijë me këtë lloj karte do t’i japi mundësinë individit të huaj që jo vetëm të bëhet Qytetar Amerikan (Permanet Resident) por për 270 ditë që individi do të qëndrojë dhe investojë në Shtetet e Bashkuara, nuk do të jetë subjekt taksimi në SHBA mbi të ardhurat e tij jo-amerikane.

Mendohet që këto karta do të sjellin më tepër para në buxhetin federal por mbi të gjitha investitorë të fuqishëm me të ardhura shumë të mëdha në Tokën Amerikane.

Related Posts

1 Response

Leave a Reply