
Ekskluzivisht, njoftojmë se Revista “Asaj” në edicionin e muajit Prill do të përcjellë rrëfimin e ngrohtë dhe të sinqertë të së bukurës, Blerta Zogu.
Pranvera e këtij viti nuk erdhi vetëm! Ajo solli me vete edhe një prej martesave më të rëndësishme për familjen mbretërore shqiptare. Me datë 15 Mars, 2026, Princ Leka II u martua zyrtarisht në një ceremoni intime dhe private në Appony, Sllovaki me Blerta Celibashi.
Prej datës 15 Mars, 2026, bashkëshortja e Princit të Shqiptarëve, do të njihet si Blerta Zogu dhe sipas të gjithë rregullave protokollare të Oborrit Mbretëror Shqiptar, Ajo do të mbajë Titullin “Princesha e Shqiptarëve”.
Princeshë Blerta është Princesha e të gjithë Shqiptarëve kudo ku flasin shqip, pa asnjë kufi gjeografik. Ajo është edhe Princesha jonë, e shqiptarëve të diasporës.
Kërkesës zyrtare të Revista “Asaj” për një Rrëfim Personal, Princeshë Blerta, pasi u konsultua me Oborrin Mbretëror, në respekt të protokollit zyrtar, iu përgjigj me një dashamirësi të admirueshme.
Sipas Rregullave Protokollare të Oborrit Mbretëror, anëtarët e Familjes Mbretërore e kanë të lejuar të dalin në publikime zyrtare vetëm 2 herë në vit. Në këtë aspekt, Redaksia e Revista “Asaj” ndihet thellësisht e nderuar që Princesha vendosi të flasë për Shqiptarët e Diasporës nëpërmjet Revista “Asaj”, duke konsumuar kështu Daljen e Saj të Parë Zyrtare për vitin 2026.
Jemi të lumtur që portreti i ëmbël, i çiltër dhe i buzëqeshur i Princeshës Blerta vjen këtë Pranverë në kopertinën e Revista “Asaj” si një dedikim ndaj çdo vajze shqiptare që jeton dhe punon në diasporë. Rrëfimi i saj i butë dhe i mrekullueshëm, tamam si portreti i saj plot dritë dhe jetë, do t’ju bëjë të humbisni sensin e kohës gjatë leximit.
Princesha me kënaqësi ia lë radhën faqeve të tjera të Revistës, me personazhe të Njohura dhe të Panjohura Femërore nga Diaspora Shqiptare të cilat na kanë nderuar me prezencën e tyre në numrin e muajit Prill. Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se ky numër ka një gjithëpërshirje të shteteve nga USA deri në Kanada:
- Gazetarja Kozeta Turishta – “Pretty Woman me perlat e bardha”, Connecticut
- Event planer Marina Dedja-Argjendari – “Si të dekorosh për Easter”, Florida
- Histori Suksesi: Eralda Mile – “Më shumë se një ëndërr”, Boston
- 25 vite në Amerikë : Fatbardha Bushka – “Si u integrova në emigrim”, New Jersey
- Oriona Hazizaj-Stroni – Financierja që e shpalos botën edhe me pikturë, Montreal
- Rubrika informative mbi Unazën e Fejesës, Tulipanët, Retinolin, Gjilpërat e dobësimit, lidhja e fshehtë midis Fertilitetit dhe Qumështit të Bletës, por edhe shumë informacione të tjera argëtuese që do t’ju shoqërojnë gjatë ditëve të muajit pranveror, “Prill”.
Nesër, ditën e Dielë, më dt. 5 Prill, 2026, Numri i Dytë i Revistës “Asaj” do të publikohet online në faqen zyrtare të instagramit “revista_asaj” dhe revista mund të lexohet e plotë në variantin “PDF” duke clickuar në linkun në Bio në krye të faqes zyrtare në Instagram.
Për më shumë, bëni follow “revista_asaj” në Instagram, kanali i vetëm zyrtar i Revistës.






