
Që prej Nëntorit të vitit 2019, parku qendror i qytetit të Garfield në New Jersey, përbri Rrugës Harrison, mban emrin “Mother Theresa Park”. Alban GABA, është njeriu i cili komplet i vetëm ka kontribuuar financiarisht për porostjen e statujës si dhe vendosjen e saj në qendër të qytetit.
Gaba ka përgatitur kërkesën, ka depozituar aplikimin në Këshillin e Bashkisë së qytetit Garfield, si edhe ka ndjekur hap pas hapi të gjithë procesin e miratimit të kërkesës që parku qendror i qytetit të Garfiled të mbajë emrin e shqiptares më të madhe në botë, Saint Teresa, duke u ndjerë krenarë për prejardhjen tonë.
Por Alban Gaba nuk është i njohur në komunitetin shqiptar në New Jersey vetëm për parkun dhe statujën e Nënë Terezës. Alban Gaba nuk ka ndaluar për asnjë moment duke kontribuar fuqishëm me gjithe forcën dhe pushtetin në duart e tij që shqiptarët e Garfield të ndihen krenarë për prejardhjen e tyre.
Albani ka siguruar Lejen Zyrtare nga Bergen County (Prefektura Bergen ku Garfield është pjesë territoriale) që çdo NËNTOR, Flamuri Shqiptar të ngrihet në një ceremoni solemne në zyrat qendrore të Prefekturës së Bergen County. Ceremonia është bërë traditë tashmë duke i dhënë mundësinë komunitetit shqiptar në New Jersey të marrin pjesë dhe të flasin shqip.
Falë përpjekjeve të pashtershme nga Alban Gaba, prej vitit 2021, në rrugën qendrore të Qytetit Garfield, “Midland Avenue”, vendoset Banderola e Madhe në të Dy Gjuhët që lajmëron muajin Nëntor si “Nëntori i Shqiptarëve” i mbushur plot aktivitete. Së bashku me banderolën, përgjatë gjithës rrugës, valëviten krenar flamujt kuqezi të cilët sa herë kalojmë asaj rruge sikur na sjell pak Atdhe në New Jersey. Ndërkohë pranë statujës së Nënë Terezes në “Mother Teresa Park” në Garfield, një flamur i madh kuqezi valëvitet të 365 ditët e vitit.
Prej 2019, Alban Gaba është Themeluesi dhe Presidenti i Shoqatës “Albanian Alleance of New Jersey”, non-profit organisation. Shoqata ka si mision dhe qëllim organizimin e komunitetit shqiptar, identifikimin e çështjeve shqiptare dhe ndihmën në funksion të komunitetit.
Prej vitit 2021 deri në vitin 2024, Alban Gaba ka qenë anëtar i Garfield Zonin Board (Këshilli i Planifikimit të Territorit, Garfield).
Prej vitit 2022, Alban Gaba është pjesë e rëndësishme integrale e “Garfiled Board of Education” duke kontribuuar në mënyrë konstante dhe persistente që shkollat në Garfield midis të tjerave të flasin edhe shqip. Çdo Komunikatë që Shkollat e Garfield shpërndajnë, njoftimi është edhe në Gjuhën Shqipe. Gjithashtu është në diskutime të vazhdueshme që Gjuha Shqipe të futet në curriculën e shkollave të Garfield si një klasë me zgjedhje për të gjithë nxënësit (jo vetëm për nxënësit shiptarë).
Sipas të dhënat zyrtare të publikuara më 1 Tetor, 2025 nga sondazhi i American Community Survey (Anketa e Komunitetit Amnerikan) tregohet se popullsia shqiptare në New Jersey është rreth 15 mijë banorë. Po sipas sondazhit popullias prej 15 mijë shqiptare në New Jersey përfaqëson rreth 6.7% të popullsisë totale shqiptare në USA (ku numri total i shqiptarëve në USA mendohet të jetë mbi 223 mijë), duke e vendosur shtetin e New Jersey-t si një qendër të rëndësishme përqendrimi demografik të shqiptarëve brenda kufijve kombëtarë të USA.
Qytetet ku shqiptarët e New Jersey-t janë të përqendruar renditen si më poshte:
- Garfield: mbi 3500 banorë
- Pompton Lakes: mbi 800 banorë
- Clifton: mbi 600 banorë
- Old Bridge Toënship: mbi 600 banorë
- Fair Lawn: mbi 400 banorë
- Haledon: mbi 400 banorë
- Cliffside Park: mbi 400 banorë.
Vlen të përmendet se këto shifra derivojnë vetëm nga shqiptarët të cilët janë të rregjistruar në mënyrë zyrtare dhe kanë një green card ose një pasaportë amerikane.
Mendohet se shifrat janë shumë më të mëdha duke patur parasysh shqiptarët e parregjistruar dhe/ose pa dokumentacion përkatës amerikan.






