Bashkimi Evropian | Nga 10 Prilli, Mashtrimi me të dhënat biometrike për Hyrjet në Shtetet e Bashkimit Europian do të jetë më i vështirë

Sistemi i Ri i Hyrje/Daljeve në shtetet e Bashkimit Europian do të jetë plotësisht funksional më 10 Prill.

Sistemi i ri i Hyrjeve/Daljeve (European Union’s Entry/Exit System / EES) për në Bashkimin Evropian do të jetë plotësisht funksional që nga data 10 Prilli 2026, pas një shpërndarjeje progresive që filloi më 12 Tetor 2025.

EES do të zëvendësojë vulosjen e pasaportave me hyrje, dalje ose refuzime të hyrjeve të regjistruara në mënyrë dixhitale për shtetasit që nuk janë pjesë e BE që vijnë për qëndrime të shkurtra.

Sistemi mbledh të dhëna biometrike si imazhi i fytyrës dhe gjurmët e gishtave, gjë që lejon që mashtrimi me identitetin të zbulohet më lehtë.

BE-ja ka ndarë rezultate pozitive nga shpërndarja progresive e sistemit në 29 vende Evropiane.

 

Related Posts

Leave a Reply