Lind Revista “Asaj” – Zëri i femrës shqiptare që ruan rrënjët, por synon botën

 

Ekskluzivisht, njoftojmë lindjen e Revistës “Asaj”, platformës më të re online që fshin kufijtë gjeografikë për femrën shqiptare kudo në botë sepse “Asaj” vjen si zëri dhe pasqyra e çdo gruaje që jeton dhe ëndërron në shqip.

Nesër, më dt. 1 Mars, 2026, Numri i Parë i Revistës “Asaj” do të publikohet, fillimisht online në faqen zyrtare të instagramit “revista_asaj” dhe në të ardhmen edhe në formatin e printuar në cilësinë që një revistë prestigjioze kërkon.

Ky publikim nuk është thjesht një revistë, por një stacion takimi për frymëzimin dhe motivimin e çdo vajzë dhe grua shqiptare. Nga Manhattan ku redaksia e “Asaj” është e vendosur, “Asaj” shkon në Londër, Athinë, Melbourne dhe në çdo meridian ku një femër shqipare jeton.

“Asaj” vjen si një hapësirë ku stili takon substancën, ku modernia ruan traditën dhe Gjuha Shqipe është gjuha e komunikimit. Midis artikujve mbi modën, shëndetin, karrierën, historitë frymëzuese të suksesit dhe përçimit të mesazheve motivuese, kjo revistë kërkon të thyejë tabunë e “marrëzisë së rrjeteve sociale” ku çdokush boton çdo gjë duke ofruar elegancë dhe klas në çdo faqe.

Në një botë dixhitale, vajzat shqiptare kudo që ndodhen tani kanë një “shtëpi” të përbashkët ku mund të gjejnë veten, të informohen dhe të frymëzohen nga suksesi i njëra-tjetrës. “Asaj” premton të jetë pasqyra e forcës, elegancës dhe inteligjencës femërore.

Numri i parë i revistës shënon një pikë të rendesishme në historinë e revistës sepse në numrin e pare transmetohet me qartësi Botëkuptimi, Misioni, Qëllimi dhe Vizioni ku femra shqiptare në botë patjetër që do të gjejë veten.

Rubrika të pa degjuara me parë si: Frymë, Mendje, Jetë, Ashtu, Grua e Njohur dhe e Panjohur do t’ju shtojnë kureshtjen ta shfletoni “Asaj” online gjatë udhëtimit për në punë me tren, autobus, apo edhe thjesht nga divani yt i ngrohtë.

Revista do të dalë më datë 1 (NJË) të çdo muaji dhe Bordi Editorial premton se revista do të sjellë detaje të reja çdo muaj. Ekskluzive do të jetë Kopertina pasi çdo numër ajo do të prezantojë një Zonjë Shqiptare në Emigrim, me ndikim të fuqishëm në diasporë.

Bëni follow “revista_asaj” – faqja zyrtare e Revistës në Instagram për më shumë.

Related Posts

Leave a Reply